Haxhiu: Familjarët e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit nuk e pranuan ftesën për takim

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se familjarët e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po zhvillojnë procesin gjyqësor në Hagë, nuk e kanë pranuar ftesën e saj për t’u takuar.

Të lidhura

None found

Ajo deklaroi se e respekton zgjedhjen e tyre, ndërsa sqaroi se iniciativa kishte për qëllim që Presidenca, si institucioni më i lartë i shtetit, t’u përcillte mbështetje dhe të njihej nga afër me kërkesat e tyre në këtë periudhë të vështirë.

“E kam vlerësuar të nevojshme të takohem me familjarët, sepse në rrethanat aktuale Presidenca duhet të jetë pranë tyre, të shprehë përkrahjen për kërkesat dhe nevojat e tyre. Ata nuk kanë dashur të takohen dhe unë e respektoj vendimin e tyre”, tha Haxhiu.

Megjithatë, ushtruesja e detyrës së presidentes theksoi se dera e saj mbetet e hapur dhe se është e gatshme t’i takojë familjarët në çdo kohë, si në Presidencë, ashtu edhe përmes vizitave në familjet e tyre.

“Mund t’i pres në çdo moment kur ata e dëshirojnë, por jam e gatshme edhe të shkoj për vizita familjare. Në fillim zgjodha t’i ftoj në institucion, me synimin që të përcillej një mesazh institucional”, shtoi ajo.

Haxhiu u shpreh gjithashtu në mbështetje të protestave dhe tubimeve qytetare që janë organizuar gjatë ditëve të fundit kundër vendimit të Gjykatës Speciale.

“I përkrah protestat qytetare. Do të ishte shqetësuese për mua nëse pas vendimit të Hagës nuk do të kishte protesta. I përgëzoj qytetarët”, përfundoi Haxhiu.


Shtuar më 25.09.2026 14:12

Quantcast
sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet