Foto: Autori që e qëlloi 

Report Tv siguroi foton e autorëve të vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë. Siç shihet njëri nga autorët mban dy armë zjarri në duar dhe është i veshur me një xhup në ngjyrë jeshile, pantallona të zeza dhe me skafandër në kokë.

Në foton tjetër është drejtuesi i motorit, i cili ka ndihmuar autorin për t’u larguar. Edhe ai mban një skafandër në kokë dhe i veshur i gjithi me të zeza.

Artan Myrtaj i njohur edhe me emrin 'Tani i Ruzhdiut u ekzekutua paraditen e së dielës, më 20 shtator, në zonën e njohur si ish-Agjencia, në qytetin e Sarandës. Gjatë këtij atentati mbeti i plagosur edhe kalimtari Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç, i cili mori një plumb në shpinë.

44-vjeçari që u qëllua me breshëri plumbash, kishte vetëm pak javë që ishte liruar nga paraburgimi, pasi gjykata i kishte caktuar masën ‘detyrim paraqitjeje’. Ai ishte arrestuar në korrik 2025 për plagosjen e dy të rinjve nga Kamza, Ernest Lame dhe Gëzim Hajdaraj. Ai kishte ndihmuar Ramadan Zoton, i cili plagosi dy të rinjtë nga Kamza.

Foto e autorit që e ndihmoi të largohej


Lajmi kryesor:

Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë