Sport

Kombëtarja U19/ Dy ndeshje miqësore ndaj Lituanisë, trajneri Tafaj grumbullon 22 futbollistë

Kombëtarja shqiptare U 19 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Lituanisë më 30 shtator dhe 2 tetor në stadiumin e Vorës.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj nisën këtë të premte grumbullimin dhe përgatitjet në Tiranë në kuadër të këtyre dy miqësoreve.

Me rastin e këtyre dy ndeshjeve, stafi teknik publikoi edhe listën me 22 futbollistët e grumbulluar për këto përballje. 10 lojtarë aktivizohen në kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër luajnë me klube dhe akademi jashtë vendit, në kampionate europiane.

Këto miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar dhe vlerësuar gjendjen e grupit, si edhe për të vijuar përgatitjet në prag të raundit të ardhshëm të kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.