AKTUALITET /

U rrah nga shoferi pas sherrit në rrugë, shefi i komisariatit të Krujës: Ishte nën efektin e drogës

Shkruar nga Versus

U rrah nga shoferi pas sherrit në rrugë, shefi i komisariatit të

Elton Shahini, shefi i komisariatit të Krujës i cili u shfaq në një video teksa dhunohej nga një drejtues automjeti në Durrës, ka dhënë versionin e tij lidhur me ngjarjen duke kërkuar edhe ndjesë për fjalin e përdorur gjatë përplasjes me qytetarin.

Ai shprehet se shoferi ishte nën efektin e drogës dhe po kryente manovra të rrezikshme që e rrezikonin. Ndërsa shtoi më tej se nuk e kishte përdorur postin që mban për të kërcënuar qytetarin dhe se nuk kishte përdorur në asnjë moment dhunë fizike.

“Ngjarja ka ndodhur jashtë orarit tim zyrtar të punës në muajin korrik. Qytetari i përfshirë në incident ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe po kryente manovra të rrezikshme, duke më rrezikuar drejtpërdrejt jetën. Situata u përshkallëzua edhe nga ofendimet e njëpasnjëshme dhe në atë moment tensioni kam përdorur një fjalor të papërshtatshëm, për të cilin u kërkoj ndjesë qytetarëve.

Pavarësisht dhunës fizike dhe fyerjeve ndaj meje, në asnjë moment nuk kam përdorur autoritetin tim zyrtar, nuk kam kërcënuar me postin që mbaj dhe nuk jam përgjigjur me dhunë fizike”- shprehet Shahini në pretendimin e tij. Versus.al

 

Poll