Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e së premtes zonën e Plakës në Athinë, duke shkaktuar shembjen e një ndërtese dykatëshe. Momenti i shpërthimit është regjistruar nga kamera e sigurisë së një hoteli aty pranë. Në video dëgjohet një zhurmë e fortë, ndërsa xhamat e ndërtesës thyhen dhe turistët që ndodheshin aty largohen të alarmuar. Sipas pronarit të hotelit, disa prej tyre menduan fillimisht se bëhej fjalë për një bombë.