Raporti i CIA-s për sulmet ruse, Macron: Nuk jemi informuar
Presidenti francez Emmanuel Macron ka mohuar raportimet se CIA kishte paralajmëruar Francën për një operacion të mundshëm rus me dronë ndaj vendeve të Europës Jugore.
Macron tha se shërbimet franceze nuk kanë marrë një informacion të tillë, ndërsa edhe ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, deklaroi se alarmi i raportuar nga gazeta spanjolle “El Mundo” nuk është konfirmuar.
Megjithatë, Macron paralajmëroi se kërcënimi rus ndaj Europës mbetet real dhe se një sulm i tillë është i mundshëm.
Ai iu referua edhe fushatës hibride të Moskës dhe sulmit me dron ndaj aeroportit Leipzig, të cilin autoritetet gjermane ia kanë atribuuar Rusisë.
Presidenti francez tha gjithashtu se një mobilizim i ri rus prej rreth 300 mijë trupash është një skenar i besueshëm, në një kohë kur Moska vijon luftën për kontrollin e Donbasit.
Finlanda dhe Suedia ngrenë avionë luftarakë për të kapur avionë rusë
Meloni njofton ndalimin e burkës në shkollat italiane
Terapi dhe rehabilitim, robotët testohen për të ndihmuar të moshuarit në Paris
- 14:17 Hoxha nga Nju Jorku: Bashkëpunimi rajonal, domosdoshmëri për sigurinë dhe mirëqenien në Ballkanin Perëndimor
- 14:12 Zjarr i madh në një bazë ushtarake britanike, një i plagosur
- 13:57 Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhjen e 29 shtatorit, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen
- 13:53 Rreth 2.8 milionë automjete Volkswagen dhe Audi në rrezik për defekt gjatë drejtimit
- 13:46 Gjoba prej 120 milionë eurosh, SHBA mbështet Musk në përplasjen ligjore me BE-në
- 13:33 Debate për Vlora Hysenin, Zhupa: Po digjen themelet e shtetit, Malaj: Përgjegjësia është individuale