Inteligjenca Artificiale hyn në tregun imobiliar, shtëpitë nuk duken më si në realitet

25 Shtator 2026 | 14:34

Fotot perfekte të shtëpive që dalin në shitje online nuk janë gjithmonë reale. Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë nga agjentët imobiliarë për të ndryshuar pamjen e banesave dhe për t’i bërë ato më tërheqëse për blerësit.

Mobilimi virtual nuk është diçka e re në tregun e pasurive të paluajtshme, por me AI procesi është bërë shumë më i shpejtë dhe më i lirë. Një apartament bosh mund të shfaqet në internet i mobiluar.

Problemi nis kur ndryshimet nuk kufizohen vetëm te mobilimi. Në disa raste, inteligjenca artificiale mund të bëjë që dhomat të duken më të mëdha.

Kjo ka ngritur shqetësime për blerësit, të cilët mund të krijojnë pritshmëri të gabuara për një pronë vetëm nga fotografitë online. Rreziku është edhe më i madh për personat që po zhvendosen në një qytet tjetër dhe nuk kanë mundësi ta vizitojnë banesën përpara blerjes.

Për këtë arsye, rregullat e reja të Bashkimit Evropian për transparencën e përmbajtjeve të krijuara me AI kërkojnë që imazhet e modifikuara të identifikohen qartë. Edhe fotografitë e banesave të ndryshuara pjesërisht me AI mund të përfshihen në këto rregulla.

Megjithatë, mbetet e paqartë se si do të kontrollohet në praktikë nëse një fotografi është manipuluar dhe nëse agjentët i kanë vendosur etiketimin e kërkuar.

Shkeljet e rregullave mund të sjellin gjoba deri në 15 milionë euro ose 3 për qind të xhiros globale. Ekspertët kërkojnë më shumë transparencë, në mënyrë që një fotografi e bukur të mos kthehet në një premtim të rremë për shtëpinë që blerësi do të gjejë në realitet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhjen e 29 shtatorit, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen

Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkon pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e 29 shtatorit, e parashikuar të zhvillohet në orën 15:00. Për këtë qëllim,...
13:57 | 25/09/2026

Tiranë, parandalohet përplasja mes 23 të miturve në Yzberisht

Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar në zonën e Yzberishtit, në Tiranë, pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6. Përmes...
13:31 | 25/09/2026

Masa e SPAK ndaj Vlora Hysenit, Begaj mbledh të hënën Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë të hënën, në orën 08:30, në Pallatin e Brigadave, Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Në fokus të takimit pritet të...
12:48 | 25/09/2026