Plagosja me armë në Lezhë, në kërkim babë e bir. Sherri për pagesën e riparimit të makinës

Nga Igli Çelmeta
25 Shtator 2026, 14:38 | Kronikë

Dy persona, babë e bir, janë shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, në lidhje me plagosjen me armë zjarri të 36-vjeçarit Daniel Pikuli të enjten, pranë një servisi automjetesh.

Bëhet fjalë për Bebi Vocin, i njohur edhe me emrin Gjergj Voci, dhe djalin e tij, Ariseldo, shkruan A2.

Sipas të dhënave, babë e bir kishin dërguar automjetin për riparim te 36-vjeçari i cili kishte servis dhe më pas janë konfliktuar për pagesën e shërbimit. Kjo dyshohet se ka sjellë përplasjen me punonjësin e servisit, e cila më pas ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Njëri prej autorëve dyshohet se ka qëlluar me armë Pikulin, duke e plagosur në pjesën e barkut. Pas të shtënave, janë larguar nga zona me një automjet. Në kuadër të hetimeve, policia ka gjetur dhe sekuestruar një BMW, që dyshohet se është përdorur prej tyre.

Daniel Pikuli vijon të jetë në gjendje shëndetësore të paqëndrueshme dhe, për momentin, nuk ka mundur të japë dëshminë e tij përpara grupit hetimor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos