AKTUALITET /

Me pistoletë me silenciator dhe skafandra, dalin FOTO-t e autorëve që vr*në Tanin e Rruzhdiut pranë policisë Sarandë

Shkruar nga Versus

Me pistoletë me silenciator dhe skafandra, dalin FOTO-t e autorëve

Pesë ditë pas vrasjes së Artan Myrtajt në Sarandë, janë publikuar fotot e dy autorëve teksa largohen pas krimit të rëndë. Me pistoletë me silenciator dhe skafandrat e motorit në kokë, njëri prej autorëve kryen ekzekutimin, ndërsa tjetri e pret në motor për t’u larguar më pas pa lënë gjurmë.

Viktima “Tani i Rruzhdiut” mbeti i vdekur pasi kishte dalë nga lokali ku kishte pirë kafe, ndërsa si pasojë e të shtënave, mbeti i plagosur edhe një kalimtar 73 vjeçar.

Krimi tronditi qytetin që në mëngjesin e së dielës edhe për faktin se ndodhi vetëm pak metra larg komisariatit të Sarandës. Versus.al

Poll