Zgjedhjet lokale në 2027, KQZ kërkon rreth 300 punonjës shtesë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar Kuvendit miratimin e një organike shtesë me rreth 300 punonjës për përgatitjen dhe administrimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Në relacionin e dërguar deputetëve, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, argumenton se shtimi i stafit nevojitet për përballimin e ngarkesës në teknologjinë zgjedhore, kontrollin e financimit të partive, monitorimin e përdorimit të burimeve publike, fushatën zgjedhore, si dhe edukimin dhe informimin e zgjedhësve.

Pjesa më e madhe e punonjësve pritet të angazhohet pak para zgjedhjeve, me kontrata të përkohshme 1, 2 dhe 3 mujore, ndërsa një numër më i vogël do të nisë punën gjatë këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkesa e KQZ-së është përcjellë për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve, i cili ka nisur gjithashtu diskutimet për ndarjen e re administrative-territoriale që pritet të zbatohet në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 421 (9.8%)
Jo 3893 (90.2%)

Vota totale: 4314