• Kontakt
Friday, September 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbërrin në Shqipëri ambasadori i ri i SHBA-së, Eric Wendt, ja kur i dorëzon kredencialet Begajt

14:47 : 25/09/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Lexo edhe:

SHBA dhe Ekuadori operacion të përbashkët, godasin grupin e një karteli droge meksikan

Gazeta amerikane: Gjenerali Wendt zbarkon në Shqipëri në kohën kur vendi është përfshirë nga protestat

Mbërriti në Shqipëri mesditën e kësaj të premteje, 25 Shtator, ish-gjenerali Eric Wendt i përzgjedhuri presidentit Donald Trump për të drejtuar diplomacinë amerikane, në vendin tonë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili ekskluzivisht ndoqi mbërritjen e ambasadorit të ri, përmes fluturimit  me numër  OS573, raporton se ai është pritur nga drejtues të protokollit të shtetit dhe përfaqësues të ambasadës.

Pas një qëndrimi prej rreth 20 minutash në terminalin VIP në Rinas, ambasadori i ri amerikan është shfaqur për herë të parë në vendin tonë, moment i fiksuar nga operatori i Top Channel, Elin Kadillari.

E më pas, makina me flamurin amerikan është nisur drejt Tiranës për një ndalesë të parë në selinë diplomatike në Rrugën e Elbasanit.

Gjatë dëgjesës në Senatin Amerikan, Eric Wendt paraqiti katër prioritete të cila do ta udhëheqin mandatin e tij:

1-Mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave amerikane, përfshirë mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtare.

2-Mbështetja e progresit të Shqipërisë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.

3-Promovimi i diplomacisë ekonomike dhe tregtare në dobi të qytetarëve.

4-Fokusi te njerëzit e ambasadës, duke përfshirë një linjë pune që e quajti “Faktorët njerëzorë”, e cila do të synojë përdorimin e mënyrave standarde dhe kreativitet.

Ish-gjenerali Eric Wendt e nis misionin e tij diplomatik në Shqipëri, pas një periudhe 3-vjeçare gjatë së cilës Washingtoni hasi vështirësi në Senat për të sjellë një ambasador, që nga mbarimi i mandatit të Yuri Kim në Qershor 2023.

Në më pak se 24 orë nga mbërritja në Tiranë, paraditja e së shtunës do ta gjejë ambasadorin Eric Wendt në Pallatin e Brigadave për të dorëzuar letrat kredenciale.

Burime diplomatike i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se nuk do të jetë thjesht një ceremoni dorëzimi e kredencialeve, por parashikohet edhe një takim i gjatë, kokë më kokë, mes presidentit Bajram Begaj dhe ambasadorit Eric Wendt.

Të hënën parashikohet që ambasadori Eric Wendt do të ngjisë shkallët e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të zhvilluar takimin e parë me ministrin Ferit Hoxha.

Ditën e premte, më 2 tetor, Ambasada Amerikane në Tiranë do të organizojë në një hotel në qendër të kryeqytetit ceremoninë e prezantimit të ambasadorit të ri.

Kjo pritje mbart një rëndësi të veçantë politike, pasi vëmendja do të përqendrohet tek lista e të ftuarve dhe, veçanërisht, prania apo mungesat nga të dy krahët e politikës. /TCH

Etiketa: ambasadorBajram BegajEric WendtSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA dhe Ekuadori operacion të përbashkët, godasin grupin e një karteli droge meksikan

12:08 : 25/09/2026
AKTUALITET

Gazeta amerikane: Gjenerali Wendt zbarkon në Shqipëri në kohën kur vendi është përfshirë nga protestat

11:16 : 25/09/2026
BOTA

Qeveria e re kolumbiane rreshtohet krah SHBA-së, ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

10:24 : 25/09/2026
BOTA

Takimi Trump-Xi/ Nderime, paradë e bankete, por pak rezultate

08:59 : 25/09/2026
AKTUALITET

“O Kriminel, o mafia”/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA (VIDEO)

08:10 : 25/09/2026
AKTUALITET

Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

21:13 : 24/09/2026

TË GJITHA

Mbërrin në Shqipëri ambasadori i ri i SHBA-së, Eric Wendt, ja kur i dorëzon kredencialet Begajt

14:47 : 25/09/2026

Zjarri përfshin banesën në Sarandë, asfiksohet çifti i të moshuarve

14:38 : 25/09/2026

Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut”/ Dalin FOTOT e autorëve: Me skafandër dhe armë në dorë

14:36 : 25/09/2026

Media rumune: Vlora Hyseni u trajnua nga “Gjenerali i Zi”, ish-këshilltari i Ramës, i akuzuar për grup kriminal

14:27 : 25/09/2026

Nga AKSHI te implikimi i ish-kreut të SHISH me Agasin/ Këlliçi: Gjithçka është bërë me miratimin e Ramës

14:08 : 25/09/2026

‘Përgjonin ministra e deputetë’/ Berisha: Kush janë dy zyrtarët e tjerë të SHISH që ndihmonin Agasin

14:07 : 25/09/2026

Shtetkrimi i Mafias së TiRamës

13:56 : 25/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com