E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 sekonda më parë
Ekonomi

Qershor-gusht, 8.3 milionë turistë, 3% më shumë vizitorë se një vit më parë. Ekspertët: Shpenzimet, ende jo të larta

Shumë erdhën, por pak sollën. Përgjatë këtij sezoni veror, qytetarë të shumtë nga Gjermania, Italia, Greqia, Polonia, Sllovakia, por edhe nga vende të tjera të kontinentit, vizituan Shqipërinë, shumë prej tyre për herë të parë. Por çfarë solli ndryshe cilësia e shërbimit në turizëm këtë vit, krahasuar me vitet e kaluara? Dhe a erdhën më shumë para në buxhetin e shtetit?

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, për periudhën qershor-gusht, në vend erdhën 8.3 milionë turistë, ose 3% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Ky vit pati turistë nga tregje të ndryshme ndërkombëtare, të cilët preferuan të vizitonin vendin tonë. Po ashtu, po shohim edhe turistë nga tregje të largëta si Kanadaja dhe Australia. Patjetër, po shohim edhe vizitorë nga vende të tjera, si India dhe Pakistani, të cilët po vijnë së fundmi në Shqipëri”, tha Fjorida Zani, eksperte për Turizmin.

Edhe pse u cilësia e shërbimit u rrit, me synimin për të sjellë më shumë të ardhura në ekonomi, në realitet vazhdon të mbetet shqetësim fakti se një pjesë e turistëve shpenzojnë pak gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Reklamë

 “Edhe pse ka pasur më shumë turistë, edhe për shkak të rritjes së fluturimeve direkte nga mbarë Europa, nuk mendoj që ata që kanë ardhur përgjatë kësaj periudhe kanë zgjedhur Shqipërinë për të shpenzuar shumë. Shumë prej tyre kanë ardhur në Shqipëri më shumë për shkak të tureve dhe udhëtimeve të organizuara, sesa për të shpenzuar”, shtoi Zani.

Bie në sy se pjesa më e madhe e turistëve në Shqipëri kanë preferuar të vizitojnë historinë dhe trashëgiminë kulturore të vendit.

 “Unë mendoj që më shumë vizita dhe ture ka pasur në site kulturore dhe në zonat e mbrojtura nga UNESCO. Por nuk ka qenë vetëm Tirana ajo që ka kryesuar. Edhe qytete të tjera kanë qenë pjesë e itinerareve, duke përfshirë edhe Krujën, e cila ka vlera të rëndësishme historike”, tha Zani.

Nga fillimi i vitit deri më tani, në vend kanë mbërritur rreth 15.4 milionë turistë e vizitorë, ku përfshihen jo vetëm të huajt, por edhe emigrantët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.