Kronikë
Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një shtetas nga Kosova
Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë, në afërsi të zonës së “Zogut të Zi”.
I plagosuri është një shtetas nga Kosova, i cili është qëlluar me plumb në këmbë dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Vizion Plus ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.
I plagosuri nuk ka pranuar të flasë me grupin hetimor dhe nuk ka qenë bashkëpunues me policinë për të dhënë detaje mbi rrethanat e ngjarjes.
Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë bërë ende një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




