web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Zemra e Jezusit" e çeliktë hap krahët në një përqafim të qiellit

25 Shtator 2026, 14:39, Kulturë Albert Vataj

"Zemra e Jezusit" e çeliktë hap krahët në

Mbi kurrizin e thyer të Kodrës Gordon, aty ku koha duket se ngadalëson hapat për t'i lënë vend përjetësisë, ngrihet e vetmuar dhe e madhërishme Statuja "Zemra e Jezusit", e njohur nga vendasit në kraharorin e tyre hungarez si Jézus Szíve kilátó, e në atë rumun si Statuia Inima lui Iisus. Në një lartësi prej 953 metrash mbi nivelin e detit, pranë fshatit piktoresk Lupeni (Farkaslaka) në rajonin e Harghitës, ky monument i flet qiellit të Transilvanisë me një gjuhë heshtjeje e drite.

Më shumë se një ndërtim, ajo është një e hapur duarsh drejt horizontit. Sa lartësohet në 22 metrat e saj, po aq u ulet shpirtrave që e kërkojnë si një shenjë paqeje e shprese.

E lindur nga imagjinata e skulptorit Walter Zavaczky dhe e përuruar në gushtin e vitit 2013, statuja mban mbi supe më shumë se 60 tonë hekur dhe çelik inox. Ky gur i pashpirt metali, nën rrezatimin e diellit, merr jetë e shkëlqen si një parzmore drite, duke ndërthurur pafajësinë e modernes me përshpirtshmërinë e lashtë.

Kjo skulpturë nuk është vetëm për t'u parë, por edhe për të parë përmes saj. Brenda kraharorit të saj metalik fshihet një shkallë e dredhur helikoidale, një udhëtim i brendshëm drejt majës. Duke u ngjitur deri në brendësi të kokës së statujës, udhëtari e gjen veten përballë dritareve të vogla të vëzhgimit, nga ku shpërfaqet një pamje panoramike marramendëse, një pëlhurë e gjallë kodrash, luginash e mjegullash të Transilvanisë që shtrihen pa fund nën këmbët e vështrimit./ CNA

"Zemra e Jezusit" e çeliktë hap krahët në





Lajmet e fundit nga