web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“SHISH, në shërbim të bandave”/ Ja kush e ndihmonte Ergys Agasin për të përgjuar kë donte

25 Shtator 2026, 14:48, Aktualitet CNA

“SHISH, në shërbim të bandave”/ Ja kush e ndihmonte

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një mesazh të qytetarit digjital, i cili flet për skandalin e SHISH, duke deklaruar se përgjimet e këtij institucioni janë vënë në shërbim të bandave.

Sipas qytetarit digjital, Ergys Agasi vinte në përgjim çdo person që dëshironte. Në mesazh theksohet se personat kryesorë në këtë veprimtari të paligjshme janë drejtori i Operacionales në SHISH, Jurgen Kole, dhe shefi i bazave në terren, Iglis Sadikaj.

"Përgjimet e SHISH në shërbim të bandave. Gysi vinte në përgjim çdo person që dëshironte.

Drejtori i operacionales, Jurgen Kole, dhe Iglis Sadikaj, kryesor në këtë veprimtari të paligjshme.

Lexoni denoncimin e qytetarit digjital.

Si je doktor? Po të vë në dijeni për një nga personazhet kryesore që ka institucioni i SHISH, ai është drejtori i operacionales në SHISH, Jurgen Kole, që e keni denoncuar si pronar të lokalit në Bërzhitë, ku takoheshin shpesh Gysi me Vlorën.

Personi kyç që bënte çdo qokë të Vlora Hysenit, që nga porositë e Gysit të saj për përgjimet dhe deri te përndjekjet e personave që Gysi i kërkonte Vlorës, ministrave, zyrtarëve të tjerë, deputetëve të opozitës etj., me apo pa dokumentacion përkatës apo pa protokoll e dokumentim zyrtar!

Ai është leva kyçe e saj, i cili akoma vazhdon të ushtrojë detyrën!

Për të kryer punët e Gysit dhe Vlorës, Jurgen Kola përdor shefin e njërës prej bazave ne terren që quhet Iglis Sadikaj. Të gjithë thonë që ajo bazë janë njerëzit e drejtorit, dhe përdorën për punët e tij e të Vlorës, pra kuptohet për punët e shefit që është Gysi.

Situata është e njëjtë doktor, pasi ai vazhdon akoma me urdhra duke vazhduar vijmësinë e Vlora Hysenit dhe Gysit të Troplinve!", shkruan Berisha./ CNA

“SHISH, në shërbim të bandave”/ Ja kush e ndihmonte





Lajmet e fundit nga