‘Zullumi këputet kur trashet’, Lubonja: Provat dolën sheshit. Rama ka kapur të gjitha institucionet!

‘Zullumi këputet kur trashet’, Lubonja: Provat dolën sheshit. Rama ka kapur të gjitha institucionet!

14:46, 25/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Zullumi këputet kur trashet!”. Kështu e cilëson analisti Fatos Lubonja, skandalin ku u përfshi ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni, që bashkëpunonte për të ndihmuar teksa ishte në arrati, biznesmenin Ergys Agasi.

Në, news24, Lubonja tha se të gjitha provat kundër kësaj qeverie po dalin sheshit. Ndërsa shtoi se synim i Ramës ka qenë kapja e institucioneve.

“E keqja është shumë e madhe, dhe zullumi ktputet kur trashet. Dhe të jep ndjesinë që nuk mban më. Por përsëri jemi në shesh. Jo se nuk ka qenë zullumi aty, por tani bëhet i dukshëm…Ato provat që i kanë ata që i bëjnë zullumet, po dalin sheshit. Ka kohë që ne e dimë, Edi Rama një nga gjërat që ka bërë që kur ka ardhur në pushtet, ka qenë kapja e institucioneve. Në kohën e Berishës ka qenë një kryetar i SHIK shumë i njohur, që dinte shumë sepse SHIK është vendi ku dihet gjithçka. Dhe ka për detyrë që për gjithçka që mendon që është e rëndësishme të informojë kryeministrin dhe Presidentin. Ajo mund ta ketë informuar se çfarë bëjnë kundërshtarët, për të kontrolluar se çfarë bëjnë kryetarët, kjo mund të jetë një hipotezë. Mua dashuria e tyre s’më intereson. Por çfarë ka bërë SHIK si informacion për të penguar kapjen e shtetit nga krimi i organizuar. . Kur krimi i organizuar ka shefin e shërbimit sekret , kur atë e emëron kryeministri çfarë mund të presësh”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco