“Duket si kameriere”, veshja e Melania Trump kritikohet në rrjet pas takimit me Xi Jinping

25 Shtator 2026, 15:05Lifestyle TEMA
“Duket si kameriere”, veshja e Melania Trump kritikohet në

Veshja e Melania Trump gjatë takimit me presidentin kinez Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Zonja e Parë amerikane u shfaq me një bluzë të bardhë me një fjongo të madhe, të kombinuar me pantallona të zeza me bel të lartë dhe këpucë të zeza.

Disa përdorues e konsideruan zgjedhjen e saj shumë pak formale për një takim diplomatik të këtij niveli.

“Duket si kameriere”, shkroi një përdorues në rrjetet sociale, ndërsa të tjerë sugjeruan se Melania duhet të ndryshojë stilist.

Megjithatë, veshja e kritikuar nuk ishte aspak e lirë. Bluza e “Saint Laurent” kushton rreth 2,300 dollarë, ndërsa pantallonat “Dolce & Gabbana” rreth 1,945 dollarë.

Melania e kompletoi pamjen me flokët e mbledhura, grimin karakteristik dhe bizhuteri diamanti.

Lini një Përgjigje