web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eric Wendt mbërrin në Shqipëri/ Merr nesër zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA-së

25 Shtator 2026, 15:04, Aktualitet CNA

Eric Wendt mbërrin në Shqipëri/ Merr nesër zyrtarisht

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt, ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Sipas raportimeve, Wendt merr zyrtarisht detyrën ditën e nesërme, ku pritet t'ia dorëzojë letrat kredenciale presidentit Bajram Begaj.

Gjithashtu raportohet se ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale do të zhvillohet në orën 11:00. 

Rreth dy muaj më parë pas konfirmimit të tij si ambasador, ambasada amerikane u shpreh se Wendt do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane.

Diplomati amerikan vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake, me më shumë se tri dekada shërbim në ushtrinë e SHBA-së.

Ai ka qenë pjesë e forcave speciale "Green Beret", ndërsa ka drejtuar edhe Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s, duke mbajtur role kyçe në disa nga misionet më të rëndësishme të aleancës dhe të ushtrisë amerikane. /CNA





Lajmet e fundit nga