web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga 3-0 në 3-4! Kurasao bën përmbysjen e madhe

25 Shtator 2026, 14:55, Sport CNA

Nga 3-0 në 3-4! Kurasao bën përmbysjen e madhe

Kurasao realizoi një përmbysje të madhe në transfertën ndaj Kosta Rikës, duke fituar 4–3 pasi ishte duke humbur 3–0 në pjesën e parë.

Kosta Rika shënoi tri herë në pjesën e parë me Sinclair në minutën e 3-të dhe Mora në minutat 23 dhe 45. Situata ndryshoi në pjesën e dytë, pasi trajneri i Kurasao-s, Dick Advocaat, bëri një zëvendësim të trefishtë në minutën e 57-të.

Gore shënoi në minutat 62 dhe 78, ndërsa Chong realizoi në minutën e 66-të dhe Paulina në të 83-tën.

Të katër golashënuesit e Kurasao-s në pjesën e dytë kishin nisur ndeshjen nga stoli, ndërsa tre prej tyre u aktivizuan në minutën e 57-të.

Me këtë fitore, Kurasao u ngjit në vendin e parë të grupit në Concacaf Nations League, në kuotë të barabartë me Haitin dhe Republikën Domenikane.





Lajmet e fundit nga