‘Dridhet’ Manchester City, shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat, skenarët e ndëshkimit të Citizens
Në prag të sfidës së parë zyrtare ndaj Bjellorusisë, përpara mediave doli edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.
Mbrojtësi kuqezi foli për rëndësinë e ndeshjes, pritshmëritë e skuadrës dhe objektivin në këtë start të Ligës së Kombeve.
Atmosfera: “Besoj se e kemi gjetur skuadrën shumë mirë. Kemi pasur më tepër kohë sesa në fund të sezonit të kaluar dhe këto ditë na kanë shërbyer për t’u njohur me idetë e trajnerit dhe me lojtarët e rinj. Është një frymë shumë e mirë në Kombëtare. Rikthimi i Etritit është një gjë shumë e mirë dhe do të na japë një dorë.”
Transferimi ne Arabi: “Ia kam hapur rrugën Asllanit (qesh). U largova me marrëveshje nga Atalanta, por nga larg nuk duket se çfarë niveli është. Është një ligë e vështirë dhe nuk është aq e thjeshtë sa duket, sidomos për mbrojtësit, sepse çdo ekip atje ka një sulmues me emër.”
Objektivi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian. Ky është synimi ynë, i lojtarëve dhe i trajnerit.
Skema: Kam folur shumë me trajnerin Maran gjatë kësaj kohe dhe besoj se do të luajnë ata që ai mendon se janë më të mirët për momentin. Sa do të luajmë me tre apo me katër mbrojtës, nuk është më shumë rëndësi.
Top Channel