
Dove Cameron dhe Damiano David i kanë dhënë fund beqarisë!
Aktorja e “Descendants”, 30 vjeçe, dhe këngëtari i Måneskin, 27 vjeç.
Çifti u fotografua duke qeshur e duke shijuar momentet me familjarët dhe miqtë. Në disa prej fotove, Damiano shihet duke ndihmuar bashkëshorten e tij të hipë në makinë, ndërsa në të tjera të dy shfaqen të përqafuar dhe duke shkëmbyer puthje romantike pas ceremonisë.
Dove dhe Damiano u lidhën për herë të parë në vitin 2023, pasi aktorja u pa në një prej koncerteve të këngëtarit në Madison Square Garden në New York.
Dyshja bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në vitin 2024, gjatë gala-s së famshme para Grammy-ve të organizuar nga Clive Davis në Beverly Hills, ku nuk i kursyen momentet romantike para fotografëve.
Në tetor të vitit të kaluar, Dove u fotografua në Sydney të Australisë me një unazë të madhe diamanti në gishtin e fejesës. Pak muaj më vonë, në janar, ajo konfirmoi vetë fejesën përmes rrjeteve sociale.
“Pjesa ime e preferuar e të qenit gjallë. Gëzuar Vitin e Ri”, shkroi ajo krahas fotos së unazës.
Aktorja, e cila më herët ka qenë në një lidhje me Thomas Doherty, ka folur publikisht me shumë dashuri për Damianon.
“Është personi më i mirë që kam takuar në jetën time”, ishte shprehur ajo në një intervistë për “Cosmopolitan” në vitin 2024, duke e përshkruar si një njeri “të sjellshëm, bujar, të ndjeshëm dhe të mrekullueshëm”.
Edhe Damiano ka folur me entuziazëm për marrëdhënien e tyre. Në një intervistë për SiriusXM Hits 1 në vitin 2025, ai tha se ndodhej në një prej periudhave më të lumtura të jetës së tij personale dhe e përshkroi lidhjen me Cameron si “marrëdhënien më të shëndetshme” që kishte pasur.