Ambasadori i ri i SHBA mbërrin në Tiranë, nesër ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale

25 Shtator 2026 | 15:05

Ambasadori i ri i SHBA, Eric Wendt ka mbërritur këtë të premte në Tiranë ku nesër mësohet se do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale në një takim me presidentin Bajram Begaj.

Sipas axhendës, në orën 11:00 është pritja në Pallatin e Brigadave. Më pas pritet një takim tetë a tetë mes Begaj dhe ambasadorit amerikan Wendt.

Burime nga presidenca, konfirmuan se nesër do të zhvillohet ceremonia e e dorëzimit të letrave kredenciale të ambasadori të ri të SHBA.

Wendt u konfirmuar në qershor nga Senati i SHBA-së me 51 vota pro dhe 47 kundër, duke marrë miratimin përfundimtar për detyrën e tij diplomatike.

Kandidatura e tij kishte marrë mbështetjen e Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan me votim 19-3, duke hapur rrugën për miratimin përfundimtar në seancën plenare të Senatit.

Kush është Eric Wendt?

Wendt ka një karrierë të gjatë mbi tri dekada në ushtri dhe në struktura ndërkombëtare të sigurisë.

Ai është oficer i pensionuar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara me mbi 34 vjet shërbim.

Ai ka shërbyer si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe ka mbajtur poste kyç në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.

Gjatë karrierës së tij, Wendt ka qenë koordinator i Sigurisë i SHBA-së për Autoritetin Izraelito-Palestinez në periudhën 2017–2019, si dhe shef i Shtabit në Komandën e Paqësorit të SHBA-së.

Wendt është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare në fushën e sigurisë kombëtare në Shkollën Pasuniversitare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Tiranë, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar përsa i përket plagosjes të regjistruar pak orë më parë në zonën e Zogut të Zi në...
15:23 | 25/09/2026

Të shtëna me armë zjarri te Zogu i Zi, plagoset në këmbë një person nga Kosova

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të premte në Tiranë te Zogu i Zi, ku për pasojë ka mbetur një person i plagosur....
15:04 | 25/09/2026

Inteligjenca Artificiale hyn në tregun imobiliar, shtëpitë nuk duken më si në realitet

Fotot perfekte të shtëpive që dalin në shitje online nuk janë gjithmonë reale. Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë nga agjentët imobiliarë për...
14:34 | 25/09/2026