Një konflikt i çastit është regjistruar këtë të premte në një nga rrugët e qytetit të Elbasanit, ku policia ka shoqëruar në komisariat katër persona, mes tyre edhe dy vëllezër.

Sapo është marrë njoftimi për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin dhe kanë shoqëruar katër personat e përfshirë në komisariat.

Rrethanat e konfliktit nuk janë bërë ende të ditura.