Kurti: Zgjedhje të reja nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin deri më 6 tetor

25 Shtator 2026 | 15:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të premte ka deklaruar se do të mbahen zgjedhje të reja në vend në rast se Kuvendi i Kosovës nuk arrin të zgjedhë presidentin deri më 6 tetor. Kurti ndër të tjera u shpreh se zgjedhjet e reja do të jenë sërish për Kuvend e për qeveri dhe jo për president. Ai theksoi se zgjedhja e presidentit bëhet nga Kuvendi.

“Qytetarët kanë përcaktuar përgjegjësinë e secilit subjekt në Kuvend. Askujt nuk i kanë dhënë përgjegjësi absolute, rrjedhimisht secili subjekt ka përgjegjësi sipas peshës së votës së qytetarëve. Sipas njoftimit të pardjeshëm të Gjykatës Kushtetuese, afati për zgjedhjen e presidentit është deri më 6 tetor. Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë sërish në zgjedhje, që do të jenë zgjedhjet e katërta brenda dy viteve. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme.

Ne tashmë kemi kryetar të Kuvendit dhe kemi qeveri të zgjedhur, dhe ky Kuvend mund t’i japë vendit president apo presidente. Duhet ta kuptojmë që në Kosovë nuk kemi zgjedhje presidenciale. Zgjedhjet e reja do të jenë sërish për Kuvend e për qeveri dhe jo për president, pasi zgjedhja e presidentit bëhet nga Kuvendi. Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për të konstituuar sërish Kuvendin, i cili nuk arrin të zgjedhë president? Nuk duhet të shkojmë vazhdimisht në zgjedhje vetëm për të konstatuar rezultate të njëjta”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Armët nga Bosnja dhe lidhjet e rrjeteve kriminale në Suedi me Iranin: Çfarë zbulon hetimi?

Armët e kontrabanduara nga Bosnje e Hercegovina, që dyshohet se kanë përfunduar në duart e rrjeteve kriminale në Bashkimin Evropian, janë në qendër të një...
11:56 | 25/09/2026

Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri të Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë tha se mezi pret që të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri të Kosovës për të “avancuar prioritetet e përbashkëta,...
11:53 | 25/09/2026

Trajneri i Irlandës “dorëzohet” pas humbjes ndaj Kosovës: Fitore e merituar

Trajneri i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes 1-0 ndaj Kosovës në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve. Tekniku islandez e...
11:22 | 25/09/2026