Ditën e sotme, një person është plagosur me armë zjarri në afërsi të zonës së Zogut të Zi në Tiranë. Sipas informacioneve policore, mësohet se i plagosuri është qëlluar me një plumb në këmbë dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri është shtetas kosovar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga sa mësohet, i plagosuri nuk ka dhënë ende informacion për ngjarjen.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po mbledh dhe verifikon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e autorit.
