web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Problemet me dëmtimet, Maran: Ju siguroj diçka për lojtarët

25 Shtator 2026, 15:21, Sport CNA

Problemet me dëmtimet, Maran: Ju siguroj diçka për

Trajneri Rolando Maran foli në konferencë para ndeshjes me Bjellorusinë. 

Ai vlerësoi kundërshtarin, por u shpreh se ka parë një dëshirë të madhe te lojtarët e Shqipërisë për këtë takim.

Pavarësisht problemeve me dëmtimet, Maran siguroi që lojtarët që do të jenë në fushë, e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë.

“Në fakt, skuadra e Bjellorusisë është një skuadër kompakte dhe ka bërë mirë. Unë dua të përqendrohem te skuadra ime. Kam parë një dëshirë të madhe për punë nga lojtarët. Kjo për mua është shumë e rëndësishme. Kam parë disa gjëra ndryshe. Përpos respektit për kundërshtarit, kam parë cilësi te skuadra jonë për të bërë mirë.

Nesër nis aventura ime si trajner i Shqipërisë. Është diçka që më emocionon dhe më mbush me krenari. Janë gjërat shumë të qarta. Kemi pasur disa vështirësi me dëmtimet gjatë këtij grumbullimi, por e sigurt është që kush zbret në fushë do të jetë i qartë se çfarë duhet të bëjë”, tha Maran.





Lajmet e fundit nga