Të shtëna me armë te Zogu i Zi, plagoset me plumb në këmbë shqiptari nga Kosova

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.09.2026, 15:13

Të shtëna me armë janë rregjsitruar pranë Zogut të Zi në Tiranë, ku një shtetas nga Kosova është plagosur në këmbë.

Sipas burimeve, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri dhe një plumb e ka kapur në këmbë. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani, ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes apo për të treguar se çfarë ka ndodhur.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit