Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosje me armë zjarri te “Zogu i Zi”, një shtetas nga Kosova dërgohet me urgjencë te Trauma (DETAJET E PARA)

Shkruar nga Newsbomb
Plagosje me armë zjarri te “Zogu i Zi”, një shtetas nga
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të premte në qytetin e Tiranës, ku në zonën e njohur si “Zogu i Zi” një shtetas nga Kosova mbeti i plagosur me armë zjarri.

Përmes në njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit ka bërë me dije se  rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore 33-vjeçari Gjenk Karabeg, i cili ishte plagosur me armë zjarir në këmbë.

Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese