Papa Leone XIV mbërrin në Francë, vizita e parë apostolike në 18 vjet
Papa Leone XIV ka nisur një vizitë katërditore në Francë, ku u prit në Paris nga presidenti Emmanuel Macron. Kjo është vizita e parë zyrtare e një pape në Francë që nga viti 2008 dhe e para e një pape amerikan në këtë vend.
Gjatë qëndrimit të tij, papa do të vizitojë Parisin, Lurdin dhe Metzin. Në Paris pritet të marrë pjesë në një meshë të madhe, të vizitojë katedralen Notre-Dame dhe të takohet me rreth 80 mijë të rinj katolikë.
Në fokus të vizitës janë paqja në Evropë, inteligjenca artificiale, emigracioni dhe abuzimet seksuale në Kishën Katolike. Në Lurd, papa do të takohet me viktima të abuzimeve nga anëtarë të klerit.
Vizita do të përfundojë në Metz, ku Papa Leone pritet të mbajë një fjalim për paqen në Evropë, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

