Vrasja e “Tanit të Rruzhdiut”, dalin pamjet e autorit! Mbante në duar dy armë

25 Shtator 2026 | 15:28

Foto dhe video të autorit të dyshuar të vrasjes së 44-vjeçarit, Artan Myrtaj, janë publikuar disa ditë pas ngjarjes që tronditi Sarandën. Siç shihet edhe nga pamjet, autori i dyshuar shihet me skafandër në kokë, i veshur me një xhup të gjelbër dhe pantallona të zeza. 

Ai gjithashtu mban në duar dy armë zjarri. Nga pamjet gjithashtu duket momenti kur autori ndjek nga mbrapa viktimën. Autoritetet ende nuk kanë arritur të zbardhin identitetin e autorit të dyshuar teksa po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes.

Artan Myrtaj i njohur si “Tani i Ruzhdiut” u ekzekutua më 20 shtator në qytetin e Sarandës. I plagosur mbeti edhe një kalimtar.

44-vjeçari që u qëllua me breshëri plumbash. Ai kishte vetëm pak javë që ishte liruar nga paraburgimi, pasi gjykata i kishte caktuar masën ‘detyrim paraqitjeje’. Ai ishte arrestuar në korrik 2025 për plagosjen e dy të rinjve nga Kamza, Ernest Lame dhe Gëzim Hajdaraj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grupi Parlamentar i PD depoziton ligjin për ndarjen territoriale të vendit: 100 bashki dhe 12 qarqe

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht këtë të premte draftin ligjin për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri. Grupi Parlamentar...
15:41 | 25/09/2026

Të shtënat me armë në Tiranë, policia jep detajet! Del emri i të plagosurit

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar përsa i përket plagosjes të regjistruar pak orë më parë në zonën e Zogut të Zi në...
15:23 | 25/09/2026

Ambasadori i ri i SHBA mbërrin në Tiranë, nesër ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale

Ambasadori i ri i SHBA, Eric Wendt ka mbërritur këtë të premte në Tiranë ku nesër mësohet se do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të...
15:05 | 25/09/2026