web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosja me armë zjarri në Tiranë/ Policia jep detaje

25 Shtator 2026, 15:26, Kronika CNA

Plagosja me armë zjarri në Tiranë/ Policia jep detaje

Policia ka dalë me reagim zyrtar për plagosjen e ndodhur me armë zjarri në Tiranë. Sipas informacioneve, rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gj. K., rreth 33 vjeç, i plagosur në këmbë.

Nga hetimet paraprake ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.09.2026, rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gj. K., rreth 33 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor. /CNA





Lajmet e fundit nga