25 Shtator 2026, 15:34
Nga DOSJA

TIRANE - Në konferencën për shtyp, Maran pritet të zbulojë më shumë për mënyrën se si do ta ndërtojë skuadrën, zgjedhjet që ka në dispozicion dhe qasjen ndaj një kundërshtari që Shqipëria duhet ta përballojë me shumë kujdes, por edhe me ambicien për të nisur me fitore.
Përgatitjet: "Bjellorusia është një skuadër kompakte dhe po ecën shumë mirë. Kemi shumë respekt për ta. Përtej kësaj, unë jam mësuar të përgatis dhe të përqendrohem te skuadra ime. Kemi punuar shumë mirë, sepse kemi gjetur menjëherë stimujt e duhur. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua."
Formacioni dhe dyshimet: “Është e vërtetë që nesër fillon aventura ime si trajner i Shqipërisë dhe kjo më emocionon dhe më bën krenar. Të bën të japësh edhe më shumë se në kushte normale. Kemi pasur disa probleme fizike me disa lojtarë, por, përpos kësaj, kushdo që do të futet në fushë do të japë maksimumin. Unë kam shumë besim.”
Asllani: “Meqë disa lojtarë nuk ishin në kushtet optimale, kam provuar shumë alternativa. Asllani dhe Shehu sot do të stërviten normalisht. Kemi provuar shumë alternativa dhe kemi punuar shumë. Ishte një javë impenjative, kështu e kërkova unë dhe ata m’u përgjigjën shumë mirë. Jam optimist se të gjithë do të rikuperohen, ndoshta jo për 90 minuta, por do t’i kemi si alternativa.”
Mendimi për lojtarët: “Sigurisht, tani i njoh shumë mirë. Kam fatin që, përveç grumbullimit, gjatë këtyre muajve jam takuar dhe kam pasur kontakte me ta. Tani situata është ndryshe nga fillimi. Mund të them se tashmë i njoh më mirë karakteristikat e secilit, të cilat nuk i dija më parë.
Por duhet të dini se lojtarët ndryshojnë, ka lojtarë që kalojnë momente të ndryshme, si për mirë, ashtu edhe jo për mirë. Nuk mund të përmend emra të veçantë. Unë kam grumbulluar ata që ishin në gjendje më optimale dhe më të përshtatshëm për zgjedhjet e mia. Kam punuar shumë për këtë, ju siguroj.”
Bjellorusia: “Bjellorusia vjen nga një periudhë shumë e mirë, me gjashtë ndeshje radhazi me rezultate pozitive, por kjo për ne duhet të jetë thjesht një stimul. Ne e respektojmë, por duhet të jemi më të vendosur për rezultatin tonë. Gjatë ndeshjes, sigurisht që ka momente dhe alternativa të ndryshme për të ndërhyrë. Ne kemi punuar për të qenë gati në shumë plane. Një ndeshje nuk fillon dhe mbaron asnjëherë njësoj dhe ne jemi të përgatitur për këtë.”
B.T (Dosja.al)
Sport
25 Shtator 2026, 15:30
HOLANDE - Ai pothuajse e eklipsoi debutimin e Xavit si trajner i Holandës. Duke dhënë një asist të jashtëzakonshëm për...
Sport
25 Shtator 2026, 15:20
TIRANE - Në prag të sfidës së parë zyrtare ndaj Bjellorusisë, përpara mediave doli edhe kapiteni i Shqipërisë, Be...
Sport
25 Shtator 2026, 15:00
ZVICER - Rritja eksponenciale e kostove të transferimeve krijon një model "të brishtë" për klubet angleze, me pasoja të mundshme...
Sport
25 Shtator 2026, 14:30
ITALI - Alessandro Del Piero është një nga futbollistët më të mëdhenj italianë të të gjitha kohërave, n...
Sport
25 Shtator 2026, 14:00
GJERMANI - Kai Havertz dhe Jamal Musiala po largohen nga kampi stërvitor i Gjermanisë. Ekipi kombëtar gjerman e njoftoi lajmin në një...
Sport
25 Shtator 2026, 13:30
Roberto Carlos shpjegon rrënimin e tij financiar: "Kisha probleme me njerëz që nuk më lanë asnjë llogari bankare"
PORTUGALI ...
Sport
25 Shtator 2026, 13:00
Ar'jany Martha sfidon Darril Arayan për topin
KURAÇAO - Kombëtarja e Kuraçaos u rikthye nga një disavantazh 3-0 jashtë fu...
Sport
25 Shtator 2026, 12:40
TIRANE - Shqipëria U-19 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Lituanisë më 30 shtator dhe 2 tetor në stadiumin e Vorës....
Sport
25 Shtator 2026, 12:30
Mourinho sqaron pse u rikthye në Madrid dhe shpjegon rregullin e tij "mos më tradhto"
SPANJE - Jose Mourinho, trajneri i Real Madridit, hipi n&eu...
Sport
25 Shtator 2026, 12:00
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, pritet të ketë një tjetër të premte të trazuar
ANGLI - Rebelimi kundër Gianni Inf...