AKTUALITET /

Taksia përplaset me autobusin e mësuesve, të plagosur 2 gra dhe një vajzë në aksin Lezhë-Shkodër

Nga të dhënat e para, dyshohet se autobusi me mësues po dilte në superstradë në momentin kur është përplasur me taksinë.

Shkruar nga Versus

Taksia përplaset me autobusin e mësuesve, të plagosur 2 gra dhe

Dy gra dhe një vajzë janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi mesditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit.

Një taksi është përplasur me një autobus që transportonte mësues. Si pasojë e përplasjes, janë lënduar dy gra dhe një vajzë, të cilat janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se të treja janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para, dyshohet se autobusi me mësues po dilte në superstradë në momentin kur është përplasur me taksinë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen e dy mjeteve./Versus.al

Poll