AKTUALITET, 25 September 2026, 15:34

Plagosje në Tiranë, 33 vjeçari shkon në spital me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit

Në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gj.K, rreth 33 vjeç, i cili dyshohet i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Paraprakisht, nga hetimet, mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

 

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.