Gazetari i Syrit, Fatjon Gjinaj siguron videon e ekzekutimit të Artan Myrtajt të dielën e 20 shtatorit 2026, në zonën e njohur si ish-Agjencia në Sarandë.
Vrasja u filmua nga kamerat e sigurisë të instaluara në atë zonë.
Nga videoja duket që dy personat kanë qenë me motor dhe me skafandër në kokë dhe me veshje të posaçme.
Ora 09:52, 20 shtator 2026/ Artan Myrtaj ndodhet në këmbë pranë një tavoline të një lokali, në rrugën 'Lefter Salo' ndërsa ulur është mamaja e tij. Në një moment Artan largohet nga tavolina dhe merr të largohet kur afrohen autorët me motor.
Fillimisht qëllohet nga motori drejt Myrtajt, por duket se plumbat nuk e kapin e Myrtaj përpiqet të fshihet pas një makine.
Njëri prej autorëve zbret nga motori dhe i afrohet për ta qëlluar nga afër me pistoletë me silenciator.
Viktima ka tentuar ta ndalojë dhe në një moment tenton t'i ikë e vrapon disa metra në drejtim të rrugës 'Vangjel Pandi'. Pas tij autori e ndjek në këmbë. Ndërsa bashkëpunëtori i tij e ndjek me motor. Autori e ndjek dhe e qëllon duke e lënë të vrarë në kryqëzim.
Më pas autorët janë larguar me shpejtësi drejt rrugës që të dërgon drejt spitalit të qytetit.
Të shtënat në drejtim të tij kanë ndodhur nga një distancë e afërt, është rrezikuar edhe jeta e personave të tjerë duke qenë se autori ka qenë duke vrapuar në momentin kur ka nisur të qëllojë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar dhe i plagosur ka mbetur dhe një kalimtar.
Viktima e atentatit Artan Myrto rezulton i përfshirë në ngjarjen e datës 17 korrik 2025 në lagjen numër 4 në Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri Ernes Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza. Dhe ka dyshime që pikërisht kjo ngjarje të ketë prapavijë mbi atë të ndodhur rreth një vit më parë.
© SYRI.net