Grupi Parlamentar i PD depoziton ligjin për ndarjen territoriale të vendit: 100 bashki dhe 12 qarqe

25 Shtator 2026 | 15:41

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht këtë të premte draftin ligjin për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri. Grupi Parlamentar i PD ka propozuar që vendi të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe.

Versioni i Grupit Parlamentar të PD shpjegohet me një relacion të argumentuar prej 168 faqesh, ku janë marrë në analizë të gjitha kriteret ligjore për ndarjen administrativo-territoriale.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk e konsideron Reformën Administrativo-Territoriale një betejë për numrin e bashkive.

“Çështja themelore është modeli i pushtetit vendor që Shqipëria dëshiron të ndërtojë. Ne nuk propozojmë më shumë bashki për të krijuar më shumë poste. Propozojmë bashki funksionale aty ku ato janë të nevojshme për të krijuar: më shumë afërsi, më shumë demokraci, më shumë përgjegjshmëri, më shumë shërbime, më shumë autonomi dhe më shumë zhvillim.

Nuk propozojmë 12 Qarqet për të krijuar një nivel burokracie. Propozojmë struktura që të krijojnë: zhvillim, koordinim, investime dhe mundësi të reja për territorin. Mbi të gjitha, nuk propozojmë një hartë që i shërben administrimit të pushtetit. Propozojmë një hartë që i shërben qytetarit, komunitetit dhe zhvillimit të territorit.

Mbi bazën e analizës teknike të ekspertëve, vlerësimit të përvojës së Reformës Administrativo-Territoriale 2014, konsultimit me qytetarët, dhe nevojës për një model të ri të qeverisjes vendore, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon: 100 BASHKI + 12 QARQET të mbështetura nga: Decentralizim Real; Autonomi Financiare; Kompetenca të Qarta; Përgjegjësi dhe Llogaridhënie; Demokraci Lokale; dhe Zhvillim të Balancuar Territorial”, thuhet në draftligj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e “Tanit të Rruzhdiut”, dalin pamjet e autorit në momentin e ekzekutimit

Foto të autorit të dyshuar të vrasjes së 44-vjeçarit, Artan Myrtaj, janë publikuar disa ditë pas ngjarjes që tronditi Sarandën. Siç shihet edhe nga fotot,...
15:28 | 25/09/2026

Të shtënat me armë në Tiranë, policia jep detajet! Del emri i të plagosurit

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar përsa i përket plagosjes të regjistruar pak orë më parë në zonën e Zogut të Zi në...
15:23 | 25/09/2026

Ambasadori i ri i SHBA mbërrin në Tiranë, nesër ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale

Ambasadori i ri i SHBA, Eric Wendt ka mbërritur këtë të premte në Tiranë ku nesër mësohet se do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të...
15:05 | 25/09/2026