Del video e ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

Nga A2 CNN
25 Shtator 2026, 15:43 | Kronikë

A2 CNN ka siguruar videon e momentit të atentatit në Sarandë më 20 shtator, ku mbeti i vrarë Artan Myrtaj. Në pamje shihet autori i vrasjes, i veshur me xhup jeshil dhe skafandër në kokë teksa qëllon në drejtim të viktimës.

Zanafilla e konfliktit dyshohet se lidhet me një ngjarje të korrikut të vitit të kaluar, kur u plagosën dy të rinj nga Kamza. Tre muaj më vonë u vra Isuf Jaçaj, babai i njërit prej personave të përfshirë në atë përplasje dhe Myrtaj u akuzua për përkrahje të autorit të plagosjes.

Myrtaj kishte vetëm pak muaj që ishte liruar nga burgu. Hetuesit dyshojnë se autorët e kishin mbajtur nën vëzhgim. Gjatë ngjarjes mbeti i plagosur edhe 73-vjeçari Xhevdet Skëndaj, i cili mësohet se ishte kalimtar i rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos