Bekim Sali bojkoton takimin në New York mes Mickoskit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq

Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, nuk mori pjesë në takimin bilateral të zhvilluar në New York mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të lidhura

None found

Takimi Mickoski–Vuçiq u bë publik nga vetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut përmes rrjeteve sociale. Në fotografitë e publikuara prej tij nuk shfaqet Bekim Sali, ndonëse ai ndodhet në New York si pjesë e delegacionit qeveritar.

Ky qëndrim i Saliut vjen në një periudhë të ndjeshme politike, kur vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, Kosova dhe marrëdhëniet e Serbisë me vendet e rajonit.

Gjatë fjalimit të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Aleksandar Vuçiq përsëriti qëndrimet e Serbisë për Kosovën. Ai foli për integritetin territorial të Serbisë dhe iu referua Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Po gjatë kësaj jave, presidenti serb ka bërë edhe deklarata të tjera për Kosovën dhe zhvillimet politike në rajon.

Mungesa e Zëvendëskryeministrit të Parë lidhet gjithashtu me deklaratat e tij të fundit për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pas aktgjykimit të 16 shtatorit, Bekim Sali shprehu publikisht mbështetje për ish-krerët e UÇK-së. Ai e konsideroi vendimin të padrejtë dhe tha se pret që procesi i apelit të çojë në një rishqyrtim të plotë të çështjes.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën fajtorë për disa akuza për krime lufte Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Bëhet fjalë për një vendim të shkallës së parë, i cili mund të apelohet.

Në këtë kontekst, mospjesëmarrja e Bekim Saliut në takimin Mickoski–Vuçiq në New York interpretohet si një qëndrim politik i veçantë, sidomos për shkak të pozicioneve të tij publike lidhur me Kosovën dhe ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Gjatë qëndrimit në New York, Sali ka ndjekur një program të ngjeshur ndërkombëtar, duke marrë pjesë në takime dhe aktivitete të organizuara në kuadër të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.


Shtuar më 25.09.2026 15:51

Quantcast
sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet