Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DALIN PAMJET! Si u vra në mes të Sarandës Artan Myrtaj, atentatori e ndoqi me vrap për disa metra dhe e ekzekutoi nga afër

Shkruar nga Newsbomb
DALIN PAMJET! Si u vra në mes të Sarandës Artan Myrtaj,
Pamje nga atentati

Pamjet e kamerave të sigurisë sjellin detaje të reja nga atentati që tronditi Sarandën, ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj, i njohur edhe si “Tani i Ruzhdiut”.

Në sekuencat e publikuara duket momenti kur Myrtaj përpiqet të largohet, ndërsa një prej autorëve e ndjek nga pas me vrap. I veshur me një xhup në ngjyrë jeshile, pantallona të zeza dhe me skafandër në kokë, autori afrohet drejt 44-vjeçarit, ndërsa në duar mban dy armë zjarri.

Sipas pamjeve, pasi e ndjek për disa metra, autori qëllon me armë zjarri në drejtim të Myrtajt nga një distancë e afërt, duke e lënë të plagosur për vdekje.

Në një tjetër moment të regjistruar nga kamerat shfaqet personi që dyshohet se ka ndihmuar në largimin e autorit. Ai lëviz me motor dhe mban gjithashtu një skafandër në kokë, ndërsa është i veshur tërësisht me të zeza. Motori dyshohet se është përdorur më pas për t’u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Atentati ndodhi paraditen e së dielës, më 20 shtator, në zonën e njohur si “Ish-Agjencia”, në qytetin e Sarandës. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar, 73-vjeçari Xhevdet Skëndaj, i cili mori një plumb në shpinë.

Myrtaj kishte vetëm pak javë që ishte liruar nga paraburgimi dhe Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

44-vjeçari ishte arrestuar në korrik të vitit 2025, në lidhje me plagosjen e dy të rinjve nga Kamza, Ernest Lame dhe Gëzim Hajdaraj. Sipas të dhënave të hetimit, Myrtaj dyshohej se kishte ndihmuar Ramadan Zoton i cili kishte plagosur dy të rinjtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Latest News (@pa.dorashka)

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese