web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VKM për Pishë-Poro-Nartë/ PD depoziton ankim në Gjykatën Kushtetuese

25 Shtator 2026, 15:45, Aktualitet CNA

VKM për Pishë-Poro-Nartë/ PD depoziton ankim në

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka depozituar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese një ankim për ligjin që prek zonën e Pishë-Poro-Nartës dhe mundësinë e zhvillimit të projekteve të ndërtimit në këtë territor.

Zhupa foli për mediat pas daljes nga Gjykata Kushtetuese, ku tha se VKM që ka dorëzuar sot tregon se si ulet mbrojtja e Pishë-Poro-Nartës.

"Sapo dorëzuam një ankimim kushtetues në lidhje me VKM 596 të Këshillit të Ministrave që në fakt është VKM që përcakton zonën e mbrojtur Pishë-Poro-Nartës. Ne e kemi ndjekur çështjen e ligjit të zonave të mbrojtura 21/2024 në gjykatë dhe kemi kërkuar që të shpallet antikushtetues dhe të rrëzohej nga GJK. Gjykata, në një nga argumentet, tha se ligji është abstrakt në vetvete dhe ju nuk na vërtetoni se këta do ta cenojnë zonën e mbrojtur, por në rast se do të keni raste konkrete të vendimmarrjes së qeverisë që cenohet zona e mbrojtur silleni dhe ne do t’i gjykojmë. Gjë që i jep mundësinë GJK-së që të rishikojë edhe vetë vendimmarrjen e ligjit 21/2024, që në atë kohë u nda 4 me 4.

VKM që kemi sjellë është një VKM që tregon se si ulet mbrojtja e Pishë-Poro-Nartës, që është edhe Zvërneci, nga kategoria 4, një rezervat natyror kalohet në kategorinë e 5-të, në një peizazh të mbrojtur. Dhe më pas nga kategoria 5, që ulet 5551 hektarë, më pas sipas ligjit të kohës para se të ndryshonte 21/2024, edhe peizazhi i mbrojtur kishte një zonë qendrore ku nuk mund të ndërtoje edhe zona të tjera. Dhe 43% e peizazhit të mbrojtur ishte zonë e mbrojtur Pishë-Poro-Nartë ishte zonë qendrore ku s'mund të ndërhyje dhe bëje asgjë. Pra, me këtë VKM, jo vetëm që kategoria 4 u ul në 5, por iu hoqën edhe zonat, që do të thotë se kudo në Pishë-Poro mund të ndërtosh, duke cenuar një zonë të mbrojtur”, u shpreh Zhupa. /CNA





Lajmet e fundit nga