web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimi i ekipit dhe premtimi, Gjimshiti: Maran ka sjellë frymë pozitive

25 Shtator 2026, 15:39, Sport CNA

Ndryshimi i ekipit dhe premtimi, Gjimshiti: Maran ka sjellë frymë

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli në konferencë për shtyp me trajnerin kuqezi Rolando Maran.

Mbrojtësi deklaroi se tekniku italian ka sjellë frymë pozitive, ndërsa foli edhe për transferimin e tij në Lindjen e Mesme.

“Besoj që e kam gjetur skuadrën shumë mirë. Kemi pasur më shumë kohë sesa në fund të sezonit të kaluar. Na janë nevojitur këto ditë për të mësuar idetë e trajnerit. Frymë e re, është një frymë shumë pozitive. Etrit Berisha është një lojtar kyç dhe me eksperiencë. Do t'u japë një ndihmë të gjithëve.

Transferimi në Lindjen e Mesme? Ishte vendimi im dhe i Atalantës. Nuk duket nga jashtë, por kampionati është shumë i vështirë. Ka shumë lojtarë me cilësi. Nuk është aq e thjeshtë siç duket. Çdo ekip e ka një sulmues me emër. Për mua është sfidë e madhe si mbrojtës atje.

Tifozëve u premtojmë që do të japim maksimumin. Do të punojmë edhe për të shkuar në Europian. Kjo është rruga e duhur.

Në këto vite, kam pasur disa trajnerë dhe disa taktika të ndryshme, por besoj që në kohët e fundit kam folur shumë me zotin Maran për këtë punë, për taktikën edhe për gjëra të tjera. Dhe besoj që do të bëjë, do të vendosë atë që do të jetë më e mira për ekipin, që t’i përshtaten gjithë lojtarët dhe ajo që na hap rrugën për suksesin, besoj ajo është gjëja më e rëndësishme. A po luajmë me tre apo me katër, nuk besoj se do të ndryshojë shumë, do ta vendosë në fund trajneri”, tha Gjimshiti.





Lajmet e fundit nga