Policia jep detaje për plagosjen me armë në Tiranë, 33-vjeçari u qëllua në këmbë (Emri)

Aktualitet

Publikuar: 25/09/2026

Policia jep detaje për plagosjen me armë në Tiranë, 33-vjeçari u qëllua në këmbë (Emri)

Policia ka dhënë detajet e para lidhur me plagosjen me armë zjarri të ndodhur në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak zyrtar, shtetasi kosovar Gjenk Karabeg, 33 vjeç, është paraqitur rreth orës 14:35 në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, pas një konflikti për motive të dobëta.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për dokumentimin e saj ligjor.