Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Gajdar–Sarandë, në hyrje të qytetit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i njërit prej mjeteve Damo Qoku, i cili është transportuar me autoambulancë në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore.
Nga testi i alkoolit kryer shtetasi Baki Sinani, ka rezultuar negativ me 0.00 mg/l.
Policia po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.













