“Zonja e Bujtinës” kryevepra e dramaturgut Carlo Goldoni, me regji të Kiço Londos mbërriti në Teatrin “Bylis” të Fierit.
Komedia dhuroi për më shumë se dy orë humor, emocione dhe interpretime mbresëlënëse. Për regjisorin Kiço Londo, premiera ishte një eksperiment të cilin shumë e cilësuan si kurajoz, por ne fakt kurajon dhe talentin e vërtetë e treguan aktorët e rinj të shfaqjes, të gjithë student.
“E veçanta e kësaj shfaqeje është se aktorët janë të gjithë të rinj. Është një energji e re, një veprim që kolegët ma kanë quajtur kurajoz. Unë mendoj se komedia ‘Zonja e Bujtinës’ nuk është një veprim kurajoz, për shkak të zgjedhjes së aktorëve të rinj. Por kurajo është e aktorëve të rinj që kanë marrë përsipër të luajnë një vepër kaq të vështirë. Aktorët e rinj shkëlqyen me këtë vepër kaq të vështirë”, tha regjisori Kiço Londo.
Aktorët e rinj shkëlqyen me interpretimin e tyre, duke mbajtur të mbërthyer vëmendjen e spektatorëve.
"Është një shfaqje goxha dinamike, e bukur, komike. Aq sa ka kapacitet ka edhe dramën brenda, tragjedinë. Është një shfaqje që ka shumë ngjyra dhe do ftoja publikun e Fierit të vinte ta ndiqte në këto tre data që ne jemi këtu”, tha mes të tjerash aktori Irdon Methasani.
E zonja e Bujtinës është një grua e gjallë, komplekse, simpatike, gjithmonë e kthjellët dhe e aftë për vetëkontroll. Figura e saj dominon komedinë, duke kapërcyer pengesat dhe duke I bërë gjërat sipas mënyrës së saj. Ajo siguron një ekuilibër të vazhdueshëm midis reputacionit, interesit dhe lirisë, pa e pasur të nevojshme të martohet megjithëse ka “robëruar” me sharmin e saj shumë burra.










Komente
Komento