“Më goditi me pasqyrë"/ Flet shefi i Komisariatit të Krujës pas publikimit të videos: Nuk e kam kërcënu...
Aktualitet
VIDEO/ Pamje të rënda nga atentati në Sarandë! Artan Myrtaj vrapon për t’u shpëtuar plumbave, autorët e ndjekin dhe qëllojnë në mes të rrugës
Njëri prej autorëve e ndjek me vrap, ndërsa tjetri qëndron në motorr.
25 Shtator 2026, 15:38Nga E.d
Artan Myrtaj
SARANDA- Pamje të reja kanë dalë nga atentati mafioz i cili tronditi qytetin e Sarandës disa ditë më parë, ku i vrarë mbeti 44-vjeçari Artan Myrtaj. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, viktima ka tentuar që tu shpëtojë agresorëve, duke u larguar me vrap.
Pas kësaj ai ka përshkuar një pjesë rruge, por autorët e kanë ndjekur me vrap dhe e kanë qëlluar në monentin që ai është penguar dhe është shtrirë në asfalt. Njëri prej autorëve e ndjek me vrap, ndërsa tjetri qëndron në motorr.
Si ndodhi ngjarja?
Artan Myrtaj u vra paraditen e së dielës, më 20 shtator, në zonën e njohur si ish-Agjencia në Sarandë, ndërsa nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një 73-vjeçar. Ekzekutimi i 44-vjeçarit dyshohet se lidhet me një seri ngjarjesh të ndodhura më herët në Sarandë, që e kanë zanafillën në një plagosje të regjistruar në korrik 2025. Myrtaj dyshohet se ka qenë pjesë e atij konflikti dhe kjo është një nga pistat ku janë përqendruar hetuesit.
Në kuadër të hetimeve për identifikimin dhe kapjen e autorëve, policia ka marrë në pyetje mbi 30 persona, por deri tani nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre. Pas vrasjes, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ngriti një grup të posaçëm hetimor për të verifikuar situatën kriminale në Sarandë. Në vijim të masave të marra, me firmën e kryepolicit u bë edhe ndryshimi i drejtimit të Komisariatit të Policisë së Sarandës. Feliks Hodo u transferua në Dibër, ndërsa në krye të Komisariatit të Sarandës është emëruar Saimir Shkambaj./Dosja.al