Media amerikane Contra Costa Herald i ka kushtuar një profil ambasadorit të ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt. Gjenerali në pension ka drejtuar forcat speciale të NATO-s dhe ka punuar më parë me ushtarakë shqiptarë. Në dëshminë para Senatit, ai renditi mes përparësive bashkëpunimin për sigurinë, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike.