Çlirim Haziri, organizator i protestës “Jo në emrin tim”, ka ndërmarrë një nismë për të vendosur flamujt e UÇK-së në sa më shumë shtëpi në Kosovë.
Përmes një videoje, ai ka treguar momentin kur vendosi flamurin në shtëpinë e babait të tij, heroit Xhavit Haziri. Nga aty, Haziri u ka kërkuar qytetarëve që ta vendosin flamurin në shtëpitë, ballkonet ose dritaret e tyre.
Të lidhura
None found
“Po e veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së! Vendose edhe ti një flamur në shtëpi, në ballkon, në dritare.
Le të shihet kudo. Kosova nuk harron. UÇK-ja nuk është vetëm!”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.
Mesazhin e tij, Haziri e ka mbyllur me shprehjen: “UÇK, të fala nga Kosova!”
