web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Del VIDEOJA/ Momenti i ekzekutimit të “Tanit të Ruzhdiut” në mes të Sarandës

25 Shtator 2026, 15:53, Kronika CNA

Janë publikuar pamjet e vrasjes së Artan Myrtajt në Sarandë. Siç shihet edhe në videon e siguruar nga CNA, një person me skafandër në kokë qëllon me armë zjarri Myrtajn dhe largohet menjëherë nga vendngjarja me motorin që drejtohet nga një person tjetër po ashtu i maskuar.

Nga të shtënat që ndodhën më 20 shtator në qendër të Sarandës, mbeti i plagosur edhe një këmbësor.

Myrtar, i cili njihej edhe si Tani i Ruzhdiut, rezultonte i përfshirë edhe në një ngjarje të ndodhur në korrik të vitit të kaluar, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, nga Kamza.

Sipas hetimeve, autor i plagosjes dyshohet Ramadan Zoto, ndërsa Myrtaj, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj akuzohen se e kanë ndihmuar autorin pas ngjarjes dhe gjatë largimit.

Pas kësaj ngjarjeje, në Sarandë nisën një seri episodesh të dyshuara hakmarrjeje, ku u vra me tritol babai i Klaus Jacajt, ndërsa më herët ishte regjistruar edhe një rast i dëmtimit të pronës së Ramadan Zotos.

Për plagosjen e Lamës dhe Hajdarajt, në burg ndodhet Ramadan Zoto. Artan Myrtaj dhe Klaus Jacaj, të akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit”, janë liruar pak kohë më parë, ndërsa Erjon Canaj vijon të jetë në kërkim. Myrtaj ishte i dënuar edhe më herët për “vjedhje” dhe, sipas të dhënave të hetimit, njihej si përdorues i lëndëve narkotike. /CNA





Lajmet e fundit nga