Këshilli bashkiak i Tiranës ka ftuar kryebashkiakun Erion Veliaj që të marrë pjesë në mbledhjen e rradhës. Për këtë arsye i kanë dërguar një kërkesë zyrtare Spak dhe Drejtorisë së Burgjeve për të lejuar përkohësisht kryebashkiakun që të lërë qelinë e paraburgimit të Durrësit, e të marrë pjesë fizikisht në mbledhje. Nëse kjo nuk është e mundur, në kërkesë përfshihet edhe opsioni për të lejuar Veliajn që të lidhet me këshilltarët bashkiak përmes videokonferencës. Këshilli Bashkiak qartëson se është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.