25 Shtator 2026, 16:07
Nga E.d
Edi Rama
SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, i cili u dënua me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë. Gjatë fjalës së tij në një takim në Neë York, në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, Rama tha se ky vend nuk bëri më të mirën për Thaçin.
Kryeministri sqaroi se me termin “tradhtuar” nuk nënkuptonte se shqiptarët janë të barabartë në peshë me Shtetet e Bashkuara. Këtë ai e argumenton duke thënë se marrëdhënia e gjatë mes shqiptarëve dhe SHBA-së e bën atë të ndihet i zhgënjyer nga mënyra se si është trajtuar çështja e Thaçit.
Në fund, lideri i qeverisë thotë seShtetet e Bashkuara mund të kishin bërë më shumë për të mos lejuar nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës dhe ish-krerëve të UÇK-së.
Edi Rama: Më lejoni të them disa fjalë pa mbajtur një fjalë tjetër të gjatë. Dua së pari të falënderoj Ilirin dhe Martinin për këtë ftesë bujare. I kërkoj ndjesë gjithëkujt që ndoshta do ndihet disa i shpërfillur, por mund të them se gjëja më e mirë që mund të më ndodhte sot, është të isha ulur krah kumbarit të komunitetit shqiptar, zotit Sal Rusi.
Meqë ra fjala për Sal Rusin dhe familjen e tij, më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar në strehën e tij, ai është në strehën e tij. Ai është Hashim Thaçi, ai nuk është me ne këtu, sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden që e emërtoi Xhorxh Uashingtonin e Kosovës, e tradhtoi. Edhe pse Gjenerali Klark dhe disa njerëz bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin.
Kur them tradhtuar, është sepse ne si vend i vogël ndihemi miq me SHBA-të, më të mëdhenjtë e më të fortët. Mund të ishte bërë më shumë, duke mos lejuar që kjo farsë të niste. Gjeneral, ju jam mirënjohës për gjithçka keni bërë në kapacitetin tuaj personal./Dosja.al
edi rama
Politike
25 Shtator 2026, 16:01
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Qeveria ka miratuar ditën e sotme disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe posteve të zëvendësminis...
Politike
25 Shtator 2026, 15:35
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot zyrtarisht draft ligjin për ndarjen administrative-territoriale ...
Politike
25 Shtator 2026, 14:38
I.A
Eric Wendt
TIRANË- Mbërriti në Shqipëri mesditën e kësaj të premteje, 25 Shtator, ish-gjenerali Eric Wendt i përzgj...
Politike
25 Shtator 2026, 13:57
E. D
Arian Tahiri, deputet i PDK-së
KOSOVË- Nisma për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovë...
Politike
25 Shtator 2026, 13:33
I.A
TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka kërkuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të mu...
Politike
25 Shtator 2026, 13:09
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas lajmit se Bajram Begaj do të...
Politike
25 Shtator 2026, 12:20
I.A
Iris Luarasi
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka reaguar lidhur me reagimin e ish-drejtueses së SHISH-it ndaj gazetares...
Politike
25 Shtator 2026, 10:31
E. D
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar një tjetrë skandal qeveritar me pagesat për TIMAK Defence. Duke folur në një deklarat&eu...
Politike
25 Shtator 2026, 10:25
E. D
Edi Rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e tetë të Këshillit Europian të Korporatave, ku thekso...
Politike
25 Shtator 2026, 10:13
E. D
Vlora Hyseni
TIRANË- Mëngjesin e 22 shtatorit, forcat e Policisë së Shtetit zbarkuan për kontroll në një kompleks vilash...